Monday, 28 September 2015

Zhileta e re me Laser

Heqja e qimeve nga trupi është irituese por me këtë përballen të gjithë njerëzit e civilizuar.
Secili burr e ka bezdi të rruhet cdo ditë, arsyeja kryesore është humbja e kohës, irritimi I lëkurës e tjera. Përfundimisht, të gjitha këto probleme do të marrin fund me zbulimin e zhiletës së re Skarp.

Një grup zhvilluesish nga SHBA, kanë vendosur që ta bëjnë jetën më të lehtë dhe procesin e ruajtjes më pak të dhimbshëm duke I eliminuar të gjitha mundësitë e iritimit të lekurës. Skarp Technologies ka prezentuar një zhiletë inovative e cila përshtatet me te gjitha llojet e lëkurave si të burrave, grave, tinejxherëve dhe të gjitha lëkurave tjera sa do sensitive që janë. Kjo zhiletë nuk lë shenja, nuk lëndon, nuk iriton nuk len mundësi për infeksion. Për shfrytëzimin e zhiletës Skarp nuk keni nevojë edhe për shkumë, për rroje apo preparate për trajtim të lekurës pas rrojes. Skarp zhileta nuk ka nevojë të bleni shtesa të tjera. Kjo zhiletë punon me laser dhe kërkon një bateri të tipit AAA, që është e mjaftueshme ta fuqizojnë zhiletën për një muaj. Nuk është raportuar për jetëgjatësinë e laserit mirëpo, besohet që ai do të zgjatë mjaftueshëm. Zhileta përdor teknologjinë e quajtur IPL (intense pulsed light).





No comments:

Post a Comment