Tuesday, 15 September 2015

Sqarimi i simboleve E, G, H, H+ dhe LTE

Sqarimi I simboleve që shfaqen në telefonin tuaj te mencur kur ju lidheni ne internet!




G është GPRS që vjen si akronim i “General packet radio service” dhe ka një shpejtësi per transfer të dhënash mesatarisht prej ~ 86kbps, për ta shkarkuar një foto të berë nga një kamerë 8 MP që mesatarisht marrin 3.8 MB do të duheshte 360 sekonda. 


E është EDGE që vjen si akronim I “Enhanced Data GSM Environment”, ka një shpejtësi per transfer të dhënash mesatarisht prej  236kbps,  për ta shkarkuar foton e njëjtë do të nevojiteshin 130 sekonda.


3G është UMTS që vjen si akronim I Universal Mobile Telecommunications System që ka një shpejtësi për transfer të dhënash prej ~ 386kbps dhe për ta shkarkuar foton ne fjalë do të nevojiteshin 80 sekonda. 


H është HSDPA që vjen si akronim I High-Speed Doënlink Packet Access dhe ka një shpejtësi për transfer të dhënash mesatarisht prej ~ 3.2Mbps, per ta shkarkuar foton e njejtë do te nevojiteshin 9.5 sekonda. 


H+ është HSPA që vjen si akronim I High Speed Packet Access  dhe ka një shpejtësi për transfer të dhënash prej mesatarisht ~ 7.2Mbps apo HSPA+ me shpejtësi prej 14.4Mbps deri 21.1Mbps, për shkarkimin e fotos në fjalë do te nëvojiteshim 4.2 sekonda me HSPA dhe nga 2.1 sekonda me HSPA+ respektivisht deri në 1.44 sekonda.

4G apo LTE që vjen si akronim I fjalëve Long Term Evolution arrin një shpejtësi per transfer të dhënash deri ne 300 Mbps dhe për shkarkimin e fotos në fjalë do ti nevojiteshin vetem 0.1 sekondë respektivisht do ti shkarkonte 10 foto të tilla për 1 sekondë. 

Indikatorët tjerë:


R (ose trekendësh) do të thotë "roaming", ju tregon që ndodheni jashtë rrjetit që mbulon operatori juaj.


x do te thotë që nuk ka sinjal,

Aeroplani do të thotë që keni të aktivizuar opcionin ër aeroplan ku fiken të gjitha rrjetat e komunikimit te pajisjes.

No comments:

Post a Comment