Wednesday, 7 October 2015

JXD nje pajisje e denje per lojra

JXD do të konkurojë me NVIDIA Shield. Sipas raportimeve janë duke përgatitur të lancojnë një tablet 7 inc që do të krijohet special për lojra. Kjo është një dhuratë  perfekte për ata që adhurojnë lojrat.
Së pari, JXD nuk është thjeshtë një tablet për lojra. Realisht është një pajisje që përmban edhe butona fizik të cilat I kemi parë tek joystikat e vjetër të lojrave. Ata janë shumë të rehatshme dhe përmbajnë të gjitha butonat e nevojshëm si digjital edhe analog.

Performancat I ka të jashtëzakonshme, do të përmbajë pllakën e famshme të NVIDIA Tegra K1. Ekran me rezolucion 1920 me 1200 piksella. Bateri me kapacitet prej 10000 mAh, që do të mundësojë lojë të pandërprerë prej 6 orëve. Pajisja do të ketë edhe 2GB RAM, Wifi, Bluetooth 4.0 dhe kamerë prej 13MP.







No comments:

Post a Comment