Unaza e mencur Kerv do të mund ta zëvendësojë
kuletën se bashku me paratë dhe kartelat elektronike. Shpikësi I kësaj unaze
thekson, kjo do të jetë e ardhmja e pagesave pa kontakt. Unaza është e ndërtuar
nga materiali qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ujit dhe gërvishtjeve dhe nuk ka
nevojë për rimbushje. Unaza Kerv punon me teknologjinë e komunikimit ne afersi
me NFC. Mbajtësi I unazës do të ketë mundësi të bëjë pagesa deri në 46 dollarë
vetëm nëse e afron unazën afër terminalit të pagesave. Nuk ka nevojë për
kartela krediti, pin kode apo telefon. Informacionet në lidhje me pagesat, do të
jenë të pranishme në web faqen e siguruar të kompanisë Kerv. Ju cdo herë mund
ta mbushni llogarinë e unazës nga akounti I juaj bankare. Zhvilluesit e Unazës
Kerv kanë siguruar se pajisja është e sigurt dhe nuk ka mundësi për mallverzime
dhe manipulime. Unaza është perfekte për ciklistët, atletët, vizitorët në
plazhe, pishin e tjera.
No comments:
Post a Comment