Tuesday, 29 September 2015

Dodge Viper SRT ACR 2016


Dodge Viper SRT ACR 2016 është kryevepra e makinave Dodge.
Dodge ka integruar teknologjine e fundit SRT – Street Racing Technology dhe ACR – American Club Racer në veturën e tyre speciale. Kjo veture fuqizohet nga motori V10 8.4L I cili arrin të prodhojë 645 kuaj fuqi. Me qenë se motori është shumë I fuqishëm, për të rritur ferkimin më asfaltin Dodge ka përdorur gomat speciale te prodhuara për gara nga Kumho Escta V720 225/25/19 perpara dhe 355/30/19 mbrapa. Për stabilitetin e veturës janë montuar amortizatorë të brendit Bilstein, të cilët përshtaten në mënyrë automatike më kushtet e rrugës duke I mundësuar veturës ndryshimin e lartësisë deri në 7.6 cm. Shpërndarja e peshës në këtë veturë është 50-50. Kurse për uljen e shpejtësisë janë përdorur frenat speciale të punuara nga fibrat e karbonit dhe keramika.








No comments:

Post a Comment