Friday, 18 September 2015

Keshilla pershpejtoni pajisjen tuaj Android



Pajisjet ANDROID kanë tendencë të vjetërohen. Jo vetëm në aspektin fizik, por edhe nga performanca dhe të japin ndjenjën sikur duhet te ndërosh telefonin në një kohë më të shkurtër.
Këtu do të paraqesim disa nga mënyrat si ta ktheni pajisjen tuaj android në gjendjen e mëparshme.

Fshini dhe blokoni programet e panevojshme (Delete and disable unnecessary apps)

Shumica e njerëzve, shkarkojnë aplikacione te ndryshme dhe pasi I testojnë nuk ju pelqejnë dhe harojnë ti fshijnë.
Kjo është në regull nëse keni shumë hapsirë në memorje, por dikush ka nevoje të rruaj hapsirën. E mos flasim se disa nga ato aplikacione, punojnë vazhdimisht në prapavijë. Programet e panevojshme,  janë armiq të performancës dhe shterojnë resurset e pajisjes tuaj. Keshtu që, perdorni App menaxherin dhe fshini programet e panevojshme duke shtypur uninstall, kurse programet që vijnë të instaluara ne system blokoni duke shtypur disable.






Pastroni te dhënat e depozituara të programeve (Clear the cache data)

Nuk e di cka janë të dhënat e depozituara? Ne fakt telefoni ka dobi kur ka ate dhëna të depozituara, sepse punon më shpejte. Duke I ruajtur këto të dhëna, sistemi e shkurton kohen e startimit të web faqeve dhe disa aplikcioneve.
Problemi me këto të dhëna qendron se, me kalimin e kohës bëhen shumë të mëdha dhe e ngarkojnë memorien e brendshme të telefonit.
Mirë është që të pastrohen kohe pas kohe, mirëpo jo vazhdimisht. Pastrimin e tyre mund ta bëni në settings – storage – cache.




Pastrojeni memorjen e brendshme të telefonit (Clean your device storage)

Nëse keni shumë muzika, video, foto mirë është që keto fajlla ti ruani në memorjen e jashtme mikro SD. Sepse kur bëhen shumë në memorjej interne bëhen ngarkesë për telefonin.

Mos perdorni prapaskena live (Dump the live wallpaper)

Prapaskenat live janë dicka mahnitëse dhe të bukura ne android pajisjen mirëpo e rendojnë performancën dhe harxhojnë shumë baterinë e telefonit. Kështu që është shumë e preferuar të mos perdoren.

Perditësoni softverin e telefonit tuaj (Update software)

Te keni parasysh se përditësimi I softverit nuk është gjithmonë për opcione të reja në telefon por edhe për regullimin e problemeve te ndryshme në pergjithësi. Keshtu që, është shumë e preferuar të mbani të përditësuar softverin tuaj.




Zvogeloni shkallën e animacionit ( Reduce animation scale )

Këtë mund ta bëni në Developer options – windows animation scale e ktheni  ne 0.5x
-     Transition animation scale e ktheni në 0.5x
-     Animator duration scale e ktheni në 0.5x





No comments:

Post a Comment