Google ka zbuluar robotin humanoid pas një testimi që i ka bërë shpikjes së vet duke e lënë të vrapojë të lirë në pyje.
Roboti Atlas, i krijuar nga kompania në pronësi të Google, Boston Dynamics, është një pajisje 187 cm e gjatë dhe 149 kg.
Në video tregohet roboti humanoid që përpiqet të ecë e vrapojë në pyll pa u rrëzuar.
Marc Reibert, themeluesi i Boston Dynamics, foli për kërkimin dhe tregoi disa video të projektit të tij gjatë një konference në Kembrixh.
Shumë nga konkurrentët në garën për shpikjen e robotit më të mirë kanë marrë për bazë robotin Atlas, por Reibert thotë se kompania e tyre ka bërë hapa madhorë në perfeksionimin e humanizimit të robotit.
“Kemi studiuar të gjitha mënyrat se si njerëzit dhe kafshët lëvizin. Në fokus është gjetja e balancimit, përpjekja për të shmangur rrëzimin”, tha Reibert.
Themeluesi i Boston Dynamics zbuloi se testet në pyje kishin shkuar mirë. “Duam ta nxjerrim robotin në një mënyrë që ju as nuk e keni menduar. Po bëjmë përparime të mira”.
No comments:
Post a Comment