Secili shofer që ka fjetur gjatë vozitjes dhe I ka mbijetuar aksidentit mund te tregoje se sa e trishtueshme është të flesh gjatë vozitjes.
Sipas lajmeve te botuara nga Hofman dhe Kripner ne AB Newswire, “ Ekspertet e trafikut kane vertetuar se 25 % e aksidenteve ndodhin si pasoje e stërlodhjes së shoferëve. Me cka shoferet bejnë gjumë të shkurtër disa sekondësh dhe nuk e hetojnë fare këtë situate.”
Kjo është një sfide e vërtete për ekspertët e teknologjisë, si të krijojnë një system I cili do të reagojë në një situatë të tillë dhe të parandalojë aksidentin. Apo ne raste tjera p.sh semundje te ndryshme ku shoferi behet jo I afte si te krijohet nje system I cili do të ndaloje makinen në mënyrë të sigurte.
Zbulimi më I fundit per parandalimin e ketyre fatkeqësive është zhvilluar nga Hofman + Kripner një kompani Gjermane. Kjo kompani ka shpikur vendosjen e senzoreve në lekuren mbeshtjellëse të timonit. Këta senzorë të quajtur SensoFoil, masin ndjesinë dhe pozicionimin e duarve të shoferit në timon, me cka lehtesisht mund te dalloje nëse shoferi është I perqendruar mire dhe mban duart ne timon, apo e ka humbur vetëdijen. Dhe në menyrë automatike të aktivizojë masat parandaluese të zgjoje shoferin apo të ndërmer masa korektive.
Së pari Timoni I Mencur ( Smart Steering Wheel ) do të mundohet të zgjojë shoferin me anë te sinjaleve me pastaj do te merr kontrollin automatik te makinës dhe do ta ndalojë atë për gjatë rrugës.
No comments:
Post a Comment