Friday, 11 September 2015

Sa gjigand eshte SAMSUNG?

      Samsung I adhuron gjërat e medha. Telefonat që prodhon janë të mëdhej, buxheti që ndan per reklama, poashtu është I madh, gjithashtu edhe numri I të punësuarve qe ka Samsung eshte I madh. Samsung ka me shume te punësuar se Apple, Google dhe Mikrosoft së bashku.
      
      A ju ka shkuar mendja ndonjëhere, sa gjigande është kompania Samsung? 
      
      Cfar I duhen gjithe këta punëtorë?
      
      Pergjigja është e paimagjinueshme!

     Samsung në të vërtetë është një kompani gjigande. Disa nga fushat dhe lëmitë që operon Samsung janë:Samsung Elektronika ku Samsung prodhon telefonë, tabletë, pajisje për në duar si orët e mencura, bylyzike te mencur, tranzistore, ekrane, TV, llaptopë, printera, kamera, audio sisteme dhe pajisje shtepiake. Samsung Grupacioni nderton kontenjere gjigand per anije, Anije te medha akullthyese, platforma nafte, centralë per energji elektrike, turbine te erës per prodhim te energjise elektrike, fabrika per përpunimin e ujit, shkritore te celikut, kompani sigurimi, parqe zbavitese sic është Dizni Lend në këtë rast e kemi Samsung City, makineri ultrazëri, X-rreze skanerë, Robotë automatic, armatim robote si dhe ndertesat me te larta ne botë sic është Burj Khalifa.


Me poshte e keni te paraqitur videon ku mund te shihni ne te vertete se cka prodhon SAMSUNG.






No comments:

Post a Comment