Thursday, 17 September 2015

LG me TV fleksibil




          Televizor të hollë dhe fleksibil – një ëndër e vjetër e prodhuesve dhe blerësve. Deri tani  kjo ëndër është arritur dhe ekzistojnë ekranet prototipe dhe vazhdojnë edhe më tutje të avancohen nga Sony, Samsung dhe LG.
Kompania LG ( Life in Good ) kohëve të fundit, në evenimente ka demonstruar dhe prezentuar televizorë të hatashëm me forma të ndryshme. Kompania Jugo Koreane LG është prodhuesi I dytë ne botë I televizorëve. LG ka  paralajmëruar  OLED ekran I cili mund të palohet në formë roleje.
Në krahasim me TV që kanë ekran të lakuar ky model I ri I TV do të ketë më shumë përparësi se do të jetë më I manovrueshëm dhe do mund të vendoset në vende më praktike.
LG elektroniks e sheh të ardhmen në atë mënyrë që ndoshta edhe dritaret do të zevendësohen me ekrane por edhe muret. Me qenë se OLED panelet janë fleksibël dhe transparente, ata kanë mundësi dhe potencial të madh për realitetin virtual në të ardhmen.

Sidoqoftë, ka edhe disa veshtirësi teknike qe duhet të zgjidhen përpara se TV me panele fleksibel të kalonjnë në prodhim serik. Por kur do të ndodh shumë njerëzve do ju ndryshojë jeta.


No comments:

Post a Comment