Shetitja Virtuale po bëhet realitet.
Syzave, që deri tani na kanë mundesuar te shohim botën virtuale ju është shtuar
një platforme special që është dizajnuar të simulojë ecjen.
Kat Walk kanë vendosur që të zhyten
ne botën virtuale, jo vetem me syte dhe veshët por të futin në funksion edhe
trupin. Kjo është arritur me shpikjen e platformës e cila ne bashkëpunim me
syzat dhe zerimin, simulon e dergon njeriun pergjithësisht ne botën virtuale.
Principi I punes së këtij projekti është
I thjeshte dhe përbëhet nga dy gjera kryesore:
E para – syza 3d që simulojne
realitetin virtual dhe fillojnë të bejnë punën e tyre, që nga momenti kur
njeriu I vendos ne sy dhe fillon te levizë.
E dyta – platforma e quajtur
Treadmill, e cila përkujdeset për zhytjen e trupit të njeriut në botën virtuale,
pasi të vendose syzet. Platforma e quajtur treadmill është e sheshtë dhe e rëshqitshme.
Forma e saj mundëson që lehtësisht dhe sigurtë, të ecet dhe vrapohet ne vend.
Kompania Kat Walk, ka integruar edhe një sërë senzorësh që detektojnë levizjet
e trupit, me qëllim që cdo gjë të jetë perfekte. Pajisja në fjalë, detekton cdo
levizje dhe mimikë te trupit. Pajisja ka një diametër prej 102 cm peshon 75 kg.
Këtë pajisja mund ta përdorin të gjithë përsonat që kanë deri 140 kg.
No comments:
Post a Comment