Audi Prolongue Avant përdor
teknologji te avancuar. Kjo veturë e Audi, është e pajisuj me sistemin e njejte
plug-in hybrid drive, te njejtë sikur të Audi Q7 e-tron që arrin te gjeneroje
edhe më shumë performancë pasi nuk është furistradë. Audi fuqizohet nga motori
3.0TDI dhe elektromotori, që se bashku gjenerojnë 455 kuaj fuqi. Shpejtësia nga
0 në 100 km në orë është një shaka për Audi dhe arrin të kap për vetëm 5.1
sekonda. Nëse Audi vozitet vetëm me elektromotorin, ka mundësi të kalojë 54
kilomentra pa u mbushur fare. Audi është I pajisur me amortizatorë dinamik që përshtaten,
system për tërheqje me të gjithë rrotat dhe një system të avancuar të timonit për
drejtim, të gjitha këto e kombinojnë
sportivitetin, komforin, stabilitetin dhe performancën.
Wednesday, 30 September 2015
Projektori i i ntegruar ne Laps
Lapsi projektor është I fuqishëm si do projektor tjeter,
por është shumë kompakt dhe inteligjent. Projektori laps ka një ndertim nga
celiku dhe në vete ka të integruar shumë pajisje të nevojsme si Bluetooth dhe
LED system.
Pra me këtë Laps Projektor nuk ka nevojë të mërziteni
shumë, nuk keni nevojë të bartni me vete valixhe të mëdha për të mbajtur
projektorin si deri tani .
Gjeja e vetme që më vret mendjen është, a thua ky Laps
ka mundesi edhe të shkruaj???
Embryo dritat fantastike me energji diellore dhe energji te eres
Industria është vërshuar nga dizajn
koneptet që janë të dobishme per ambientin ku jetojme, por shpesh keto koncepte
janë shumë të shtejta dhe jo praktike. Sidoqoftë, dizajneri Harsha Vardhan ka
dizajnuar dritat publike EMBRYO qe duken efektive dhe praktike.
Duke gjetur inspirimin nga natyra ka
krijuar dritat publike që prodhojnë energji jo vetëm për vete, por edhe për
nevoja të tjera. Ky dizajn parasheh shfrytëzimin e energjisë diellore dhe
energjisë së erës në një strukturë. Ai propozon, që të instalohen keto drita në
të dyja anët e rrugës sikur deri tani. Mirëpo dizajni specific I tyre, do të
gjenerojë energji për ndricimin e tyre dhe për nevoja te tjera. Sipër dritave
janë të vendosura panele diellore, kurse pak më poshtë kanë të integruara turbina
për kapjen e energjisë së erës.
Roboti Geminoid TMF
OSAKA – Hulumtuesit Japonez
kanë zhvilluar robotin humanoid, I cili mund te buzeqeshe, qeshe, dhe të bëjë
shprehjet e fytyrës.
Roboti Geminoid TMF, mund
të lëvizë lëkurën e tij nga goma dhe të imitojë buzeqeshje, të qesh duke
treguar dhëmbët, por edhe të tregojë nervozë.
Hulumtuesit kanë
demonstruar se si roboti duket njejtë me një grua të tridhjetave me flokë të
gjata të zeza. Gruaja në fjalë është e veshur njëjtë is roboti me pallto lekure
dhe fund te zi.
Roboti mund ta imitoje në
mënyrë të njëjtë gruan. Deshmitarët thonë se ngjasojnë sikur motra binjake.
Zhvilluesit kanë
potencuar se në të ardhme e afërt, këto robotë do të mund të përdoren nepër
spitale.
“Teknologjia e re
zakonisht krijon frigë dhe opinione negative”, por hulumtuesit kanë dashur që
robotët ti krijojnë në atë mënyrë që të japin ndjenja mirësie edhe emocione njerezore.
Cmimi I këtij roboti do
të jetë diku reth 110 000 dollarë amerikan.
Sistemi inovativ qe kontrollon gjumin Sleep System Nuyu
Është e qarte se kualiteti I gjumit ka ndikim të madh në shëndetin dhe
produktivitetin e jetës tonë. Prandaj një konpani ka shpikur pajisjen
elektronike Sleep system, e cila në mënyrë automatike kujdeset për kualitetin e
gjumit. Sleep System në mënyrë aktive e monitoron menyrën e gjumit dhe e
ndryshon temperaturën e shtratit varrësisht nga nevoja.
Sleep System pajisja lidhet me
starfonin tuaj nëpërmjet bluetoothit dhe merr komanda nga shfrytëzuesi. Sleep System përmban një dyshek 0.6x0.9 m dhe
një rezervuar uji, qe e mundëson kontrollin e temperaturës së shtratit. Sapo të
shtrihemi të fjelmë Sleep Sistemi fillon të ngrohë shtratin deri sa të ngrohet
trupi dhe të relaksohet në gjumë, pastaj në mënyrë graduale fillon me ftohjen e
shtratit, duke e përshtatur atë me temperaturën e trupit. Kështu gjumi bëhet
shumë I kendshëm.
Në mëngjes përseri fillon ngrohjen e
shtratit, duke mundësuar që të zgjohemi nga gjumi në mënyrën më te mire të mundshme.
Tuesday, 29 September 2015
Dodge Viper SRT ACR 2016
Dodge Viper SRT ACR 2016 është
kryevepra e makinave Dodge.
Dodge ka integruar teknologjine e
fundit SRT – Street Racing Technology dhe ACR – American Club Racer në veturën
e tyre speciale. Kjo veture fuqizohet nga motori V10 8.4L I cili arrin të
prodhojë 645 kuaj fuqi. Me qenë se motori është shumë I fuqishëm, për të rritur
ferkimin më asfaltin Dodge ka përdorur gomat speciale te prodhuara për gara nga
Kumho Escta V720 225/25/19 perpara dhe 355/30/19 mbrapa. Për stabilitetin e
veturës janë montuar amortizatorë të brendit Bilstein, të cilët përshtaten në mënyrë
automatike më kushtet e rrugës duke I mundësuar veturës ndryshimin e lartësisë
deri në 7.6 cm. Shpërndarja e peshës në këtë veturë është 50-50. Kurse për
uljen e shpejtësisë janë përdorur frenat speciale të punuara nga fibrat e
karbonit dhe keramika.
PocketScan skeneri me i vogel ne bote
Një kompani Amerikane, ka lancuar një
pajisje të quajtur PocketScan respektivisht Skaner Xhepi. Pajisja në fjalë është
skeneri me I vogel ne bote Wireles pa tel, që është dizajnuar të krijojë kopje
elektronike te tekst dokumenteve dhe fototgrafive. Nga specifikat e vecanta që
ka, skeneri ne fjalë skenon gjithcka nuk ka rëndësi madhësia e dokumentit që
skenon. PocketScan ka një rezolucion prej 400 pika për inc dhe softveri lejon që
të mund të përdoret me PC, Mac, Ipad dhe të gjitha pajisjet e platformës
Android. Kjo pajisje është planifikuar të shitet në fund të këtij viti.
Tastatura Antibakteriale UVLightBOARD
Që nga lancimi I telefonave të
mencur me prekje, shumë njerëz kanë verëjtur se duart I kanë në një farë mënyre
të yndyrshme. Por cfar ndodh me tastaturën e cila vazhdimisht ka pluhur dhe nuk
duket?
Sipas hulumtimeve numri I bakterieve
ne tastatura është 60 herë me I madh se sa në guackën e banjos. Për te evituar
këtë problem, e kanë shpikur tastaturën e quajtur UVLight. Tastatura ka një ndërtim
të tejdukshëm me një mikrostrukturë speciale dhe dritë perfekte ne prapaskene të
shkronjave. Për shkaterimin e bakterieve tastatura përdor rezet ultravjollce.
Rrypat e mencur te sigurise - Smart Rrypat
Sic tregojnë statistikat,
cdo vit dhjetëra mijëra aksidente ndoshin si pasoje e fjetjes së shoferëve duke
vozitur. Anetarët e Institutit per Biomekanike ne Spanjë kanë propozuar një system
të quajtur Harken, I cili do të vendoset në rrypat e sigurisë dhe kariket e
veturës. Baza e këtij sistemi janë senzorët special që do të vendosen në pëlhurën
e karikeve dhe rrypave të sigurimit. Senzorët e vendosur në rrypiat e sigurimit,
do të matin rahjet e zemrës, kurse senzorët e vendosur në kariket e veturës, do
të matin frymëmarrjen.
Komponenta e tretë e
sistemit është Procesori, I cili është I vendosur poshtë karikes dhe ka për
detyre të analizojë informacionet që përcjellin senzorët.
Nëse informacionet që
merr procesori janë në nivel shqetësues, sistemi në mënyre automatike alarmon
shoferin.
Tavolina sferike e quajtur Kure
Tavolina e quajtur Kure është një tavolinë speciale, e
cila kur mblidhet apo mbyllet e mer formën sferike, respektivisht ngjason me
shume me një vezë decorative. Kjo tavolinë është e dizajnuar në atë mënyrë që
kur hapet nga veza decorative mer formën e plotë të një tavoline ushqimi. Pjesa
e sipërme e sferës ngrihet lartë dhe ndricon në të kaltër, kurse pjesa e
poshtme e sferës mund të përdoret për tu ulur. Një ide fantastike.
Monday, 28 September 2015
Porsche 911 GT3 RS
Porsche 911 GT3 RS
fuqizohet nga motori V6 me 4.0L I cili arrin te gjenerojë 500 kuaj fuqi apo 368
kW dhe 460 Nm. Gjithë këtë fuqi marramendëse, Porsche e kanalizon drejt rrotave
me kutinë speciale te marzheve PDK.
Me gjithë këto avancime
teknologjike, Porsche arrinë të kap shgpejtësinë nga 0 në 100 Km në orë për 3.3
sekonda, kurse nga 0 në 200 km në ora arrinë për vetëm 10.9 sekonda. Perkundër
të gjitha gjërave të tjera Porsche është edhe ekonomike duke mbajtur harxhimin
e karburantit në 10.5 litra në 100 km.
Philips Fluid telefoni bylyzik
Pajisjet e reja elektronike janë duke u avancuar cdo
ditë sa që ditëve të fundit do fillojnë të konkurojnë edhe në tregun e akcesorëve
për ne duar si orëve, bylyzikëve e tjera. Ditëve të fundit është paraqitur edhe
telefoni I ri concept nga Philips I quajtur Fluid. Ky telefon fantastik, është
dizajnuar nga Braziliani Dinard da Mata. Telefoni I mencur në fjalë, është I ndërtuar
nga OLED ekrani dhe ka formën e një bylyziku ne fakt është fleksibil sa që mund
të vendoset ne duar.
Topi i mencur i Basketbollit
Kompania Wilson që prodhon pajisje
kualitative sportive, ka prezentuar një top te mencur basketbolli. Ky top, ka të
integruar senzorë që regjistrojnë cdo gjuajtje të topit duke detektuar edhe
largësinë nga hidhet top,i me cka edhe percakton pikët e nevojshmë dy pikë apo
tre pikë.
Pervec senzorit, topi ne fjalë
permban edhe Bluetooth dhe akselerometer, nëpërmjet bluetoothit, topi
transmeton të dhëna drejtëpërdrejt në pajisjen elektronike te mencur qofte
telefon apo tablet. Applikacioni që përpunon këto të dhëna, mban statistikë të
dhënash dhe pronarit I raporton ne lidhje me progresin e lojes.
Aplikacioni në pajisjet elektronike,
varesisht nga të dhënat mund edhe të jep komente në lidhje me gjuajtjet e
topit.
Prodhuesi ka siguruar që bateritë që
janë të instaluara në senzorët brenda topit janë të mjaftueshme për 100 000
hedhje të topit, që mesatarisht është e barabartë me dy vite shfrytëzim aktiv të
topit.
Subscribe to:
Posts (Atom)