Tuesday, 13 October 2015

Subaru Viziv Koncept 2015

Subaru Viziv është një furistradë kompakte nga Subaru që cdo person që ka pasion ciklizmin do të dëshironte ta posedoj. Subaru ka ngerthyer në vete të gjitha avancimet dhe inovacionet teknologjike duke filluar nga motori turbo dhe hybrid e deri tek enterieri. Kjo është një veture e gatashme nga Subaru dhe mendohet që së shpejti të del në treg.






Maica e mencur TruPosture

Duke qene ulur para kompjuterit apo duke parë Tv sa shpesh ne e vërejme se nuk jemi te ulur sic duhet?

Nëse nuk qëndrojmë ulur mire, me kalimin e kohës na shfaqen dhimbje shpine. Maica e mecur TruPosture e punuar nga materiali elastic, ka të interguar nanosenzorë, analizon qëndrimin tonë ulur dhe monitoron kurizin. Mbledh të dhëna sa I përket pozitës dhe automatikisht I dërgon në smartfonin tuaj. Në disa raste fillon te vibrojë lehtësisht me qëllim që të jua kujtojë të uleni sic duhet. TruPosture është e pajisur me Bluetooth që të dërgojë të dhënat në smartfon. Qëllimi I shpikjes së kësaj maice është që tju ndihmojë njerëzve të qëndrojnë ulur në mënyrë të drejtë.








Samsung Curve nje telefon ndryshe

Samsung së shpejti vjen me një model të ri të telefonave të mencur. Samsung Curve është një model I telefonave me dizajn të vecantë. Këto telefona do të punojnë me sistemin oerativ Windows Mobile 10. Ndërtimi I këtij telefoni është një kombinim I xhamit dhe polikarbonateve, skajet e këtij telefoni duken shumë interesante me ngjyrat e zgjedhura vjollcë, e kalter dhe e gjelbert. Sa I përket ndertimit dhe performacave, si duket Samsung ka vendosur që këto lloj telefonash ti fut në treg ne kategorinë e telefonave të lirë.






Samsung Gear F1 nje koncept i mrekullueshem

Samsung Gear F1 na tregon se ndoshta na pret nje e ardhme e smartfoneve që vendosen në duar.
Një telefon I bukur dhe bylyzik me ekran fleksibil. Samsung Gear F1 është një telefon me plot kuptimin e fjalës , jo vetëm një orë e mencur apo bylyzik. Samsung Gear F1 ka një ekran 4 inc AMOLED me HD rezolucion dhe është me të vërtetë fleksibil, jo vetëm I lakuar.
Samsung Gear F1 ka të integruar një sërë senzorësh si matje të ecjes, matje të pulsit, kontrollë të glukozës në gjak dhe senzorë të tjerë sa I përket shendetit. Përfundimisht Samsung Gear F1 ka një bateri te mjaftueshme për përdorim deri në 5 ditë dhe kjo është e mundur si pasojë e mbushjes së baterisë me temperaturën e trupit, kjo është një teknologji e re që do e sjell Samsung së shpejti.




Friday, 9 October 2015

BMW X4M nje furistrade e re kompakte

           
            BMW X4M është një makine e re nga BMW, kjo makine bën pjesë në kategorinë e furistradave kompakte. BMW X4M fuqizohet nga motori I ri V6 I cili gjeneron 355 kuaj fuqi në mes 5800 dhe 6000 rpm. Edhe pse e ka motorin e njëjtë sikur xDrive35i, mirëpo optimizimi teknologjik dhe mekanik ka ndikuar që motori I X4M te gjenerojë më shumë fuqi. BMW X4M nga 0 në 100 km në orë arrin për vetëm 4.7 sekonda, kurse ka shpjetësi të limituar në mënyre elektronike në 240 km në orë.




HP Envy 34 Curved - Kompjuter te gjitha ne Nje

Kompjuteri HP Envy 34 Curved është një pajisje me të cilen mburet HP, ka një ekran të lakuar me madhësi prej 32 inc dhe rezolucion prej 3440x1440. Ekrani është një model I avancual I ekranit me IPS teknologjinë. Ky kopmjuter është dizajnuar në mënyrë të atillë që të përmbajë komponentët më të avancuara teknologjike. Disa nga karakteristikat e kompjuterit në fjalë janë procesorë Intel Core i5 dhe i7 të gjeneratës së gjashte Skylake, 8 dhe 16 GB RAM DDR4, Hard Disk deri ne 2 Terabajt. Kartela grafike që do të paraqes pamjet vizuale do të jetë NVIDIA GeForce 960.

Kompjuteri HP Envy është kopmjuter I tipit te gjitha në një që do të thotë ne vet ekranin I përmban të gjitha pajisjet e nëvojshme për funksionim.






Unaza e pare per pagesa pa kontakt - KERV

Unaza e mencur Kerv do të mund ta zëvendësojë kuletën se bashku me paratë dhe kartelat elektronike. Shpikësi I kësaj unaze thekson, kjo do të jetë e ardhmja e pagesave pa kontakt. Unaza është e ndërtuar nga materiali qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ujit dhe gërvishtjeve dhe nuk ka nevojë për rimbushje. Unaza Kerv punon me teknologjinë e komunikimit ne afersi me NFC. Mbajtësi I unazës do të ketë mundësi të bëjë pagesa deri në 46 dollarë vetëm nëse e afron unazën afër terminalit të pagesave. Nuk ka nevojë për kartela krediti, pin kode apo telefon. Informacionet në lidhje me pagesat, do të jenë të pranishme në web faqen e siguruar të kompanisë Kerv. Ju cdo herë mund ta mbushni llogarinë e unazës nga akounti I juaj bankare. Zhvilluesit e Unazës Kerv kanë siguruar se pajisja është e sigurt dhe nuk ka mundësi për mallverzime dhe manipulime. Unaza është perfekte për ciklistët, atletët, vizitorët në plazhe, pishin e tjera.











RoboHon - Roboti Telefon nje mrekulli nga Kompania Sharp

Një tjetër mrekulli është shpikur në Japoni. Sharp ka prezantuar një gjë shumë interesante.
RoboHon – një robot smartfone funksional. RoboHub brenda permban procesorin MSM8926 1.2GHz me kater bërthama nga Qualcomm Snapdragon. Ky model ka një ekran me diagonale prej 2 inc dhe rezolucion prej 320x240 piksella. Pajisja ofron mundësinë e lidhjes pa tel Wifi, LTE dhe Bluetooth. Te dhenat tjera janë mbajtur sekret. Sa I përket madhësisë, nga të dhënat që janë prezentuar RoboHon është I gjatë 19.5 cm dhe peshon 390 gram.
RoboHon ecën mirë, I detekton zërat dhe fytyrat e njerëzve, lexon sms, shfaq filma, fotografon, bejn thirje telefonike, poashtu mund të jetë një lodër për fëmijët tuaj.

Akoma nuk ka informacione të sakta për cmimin dhe datën e lancimit të RoboHon por mendohet që do të del në treg në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.






Wednesday, 7 October 2015

JXD nje pajisje e denje per lojra

JXD do të konkurojë me NVIDIA Shield. Sipas raportimeve janë duke përgatitur të lancojnë një tablet 7 inc që do të krijohet special për lojra. Kjo është një dhuratë  perfekte për ata që adhurojnë lojrat.
Së pari, JXD nuk është thjeshtë një tablet për lojra. Realisht është një pajisje që përmban edhe butona fizik të cilat I kemi parë tek joystikat e vjetër të lojrave. Ata janë shumë të rehatshme dhe përmbajnë të gjitha butonat e nevojshëm si digjital edhe analog.

Performancat I ka të jashtëzakonshme, do të përmbajë pllakën e famshme të NVIDIA Tegra K1. Ekran me rezolucion 1920 me 1200 piksella. Bateri me kapacitet prej 10000 mAh, që do të mundësojë lojë të pandërprerë prej 6 orëve. Pajisja do të ketë edhe 2GB RAM, Wifi, Bluetooth 4.0 dhe kamerë prej 13MP.







Tuesday, 6 October 2015

Droid Cam perdorni telefonin tuaj ne vend te web kameres


DroidCam një applikacion I shkëlqyer që ju mundëson ta përdorni telefonin tuaj android në vend të web kamerës. Apo në rast se nuk keni kamerë nuk është punë e madhe kjo, thejsht e përdorni telefonin tuaj në vend të kamerës.
Droid Cam applikacioni instalohet edhe në telefon edhe në PC me cka hapet applikacioni në të dy pajisjet dhe konfigurohet me Wifi ku jepet IP adresa ne të dy pajisjet dhe bëhet e mundshme shfrytëzimi I kamerës së telefonit ne PC.

Applikacionin DroidCam për android mund ta merni në playstore, kurse për PC mund ta shkarkoni nga linku në vazhdim:







Monday, 5 October 2015

Ferrari 488 GTB

Ferrari 488 GTB me motor 3.9L V8 turbo gjendet nw krye tw kategorisw pwr sa I perket fuqisw qw prodhon dhe kohws sw reagimit. Motori pordhon 670 kuaj fuqi dhe 760 Nm nw 8000 rpm. My motor I fuqishwm ja mundeson Ferrari 488 GTB tw kap shpejtwsinw nga 0 nw 200 km nw orw pwr 8.3 sekonda.